Ndryshimi drastik i motit/ Borë në prill – vendi mbërthehet nga rreshje të shiut!

Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshje të shiut. Vende – vende janë shënuar 10 deri 12 litra shi në metër katrorë, kurse në pjesën perëndimore të shiut, metereologët parlajmërojnë reshje shiu deri në 30 litra në metër katrorë.

Në Luginën e Vardarit do të fryejë erë e përforcuar juglindore që vende – vende do të mbërrijë në 60 kilometra në orë, kurse në viset malore do të ketë reshje të dobëta të borës.

Ndryshimi drastik I motit ka rezultuar edhe me reshje bore në viset më të larta. Nëpër rrjete sociale shpërndahen pamje të borës në prill.

Pamjet që po i shihni janë nga një fshat malor I rajonit të Kërçovës.

Në Malin Sharr, siç shihet nga pamjet, trashësia e dëborës shkon në 20 centimetra.

Pamje tjera vijnë nga rajoni i Kozhuvit …

Për shkak të reshjeve, autoritetet alarmojnë për rritje të mundshme të niveleve të lumejve dhe liqejve.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) në mëngjes bëri thirrje për kujdes për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara meteorologjike me reshje shiu, erë mesatare dhe me borë në vendet më të larta. Vozitësve u rekomandohet, që nëse udhëtojnë në viset malore të kenë rezervuar të mbushur me karburant dhe t’u kushtohet vëmendje kushteve të rrugëve.

Sipas parashikimeve afatgjate, sipas metereologëve, gjatë festave të 1 Majit dhe Pashkëve ortodokse pritet të rikthehen temperaturat pranverore dhe pa destabilizime të atmosferës./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share