Ndryshimet kushtetuese? – Ziberi: Nuk shoh sinjale se VMRO do të ndryshojë qasje

Avokati i Popullit, Naser Ziberi ka thënë në Klan Debat se momentalisht nuk sheh ndonjë sinjal pozitiv se VMRo-ja opozitare mund të ndryshojë qëndrim në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, as deputetët, por as edhe populli në Maqedoni nuk ka sens për integrim të vendit dhe kërkohet forcë shtytëse nga jashtë. Kjo shtytje, sipas tij, zakonisht është në formë presioni, por kësaj radhe, faktori ndërkombëtar ka zgjedhur të mos e përdorë këtë lloj metode.

Të gjitha apelet nga faktori ndërkombëtar, të gjithë ato burrështetas që erdhën në Maqedoni, iu drejtuan deputetëve, gati të gjithë kanë mbajtur fjalim para deputetëve që ta ngrejnë vetëdijen dhe sensin për momentin në të cilin gjendemi, fatkeqësisht nuk rezultuan me sukses… Në momentin aktual, nuk shoh ndonjë gatishmëri që në VMRO-DPMNE të ketë ndryshim”, tha mes tjerash Naser Ziberi në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share