Ndryshimet Kushtetuese/ Kasami: Punojmë në përshpejtimin e procesit eurointegrues

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut mbeten një çështje kyçe në rrugën drejt integrimeve europiane. Kryetari I Lëvizjes  Besës Bilal Kasami sot në pyetjen për ndryshimet kushtetuese deklaroi se koalicioni qeveritar punon në përshpejtimin e procesit të eurointegrimeve.

“Ne si koalicion qeveritar punojmë intensivisht në partneritet me Brukselin dhe Uashingtonin për të gjetur partnerë në Sofje, sepse megjithatë Sofjen duhet ta shohim ende si partnerin tonë të ardhshëm, mikun tonë të ardhshëm. Për sa kohë nuk e kemi këtë kontekst të ri, mendoj se ndryshimet kushtetuese janë të vështira për t’u zbatuar sepse nuk janë qëllim në vetvete. Pra, ndryshimet kushtetuese janë në shërbim të përshpejtimit dhe përfundimit sa më të shpejtë të procesit të integrimit të vendit në BE”, deklaroi Kasami.

Kujtojmë se koalicioni VLEN në fillim kishte deklaruar se nëse ndryshimet kushtetuese nuk bëhen për gjashtë muaj atëherë do të shqyrtohet pjesëmarrja e tyre në Qeveri, mbi të gjitha lideri i opozitës Shqiptare Ali Ahmeti nxori në pah se të gjithë liderët e partive politike të VLEN dhe Frontit Europian kishin nënshkruar një dokument për garanci se nuk do të bëhen pjesë e qeverisë pa ndryshime kushtetuese por deri më sot ato firma mbeten vetëm letër. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share