NË GRUPET E PUNËS VETËM PËRFAQËSUES TË PUSHTETIT
Të martën duhet të publikohen ekspertët dhe emrat e propozuara nga partitë politike në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM.
Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se kanë mbërritur disa nominime nga partitë, por pa zbuluar emra.
Konfirmime ka edhe nga ekspertët që do të marrin pjesë në përgatitjet e ndryshimeve kushtetuese. Nga Qeveria, sic percjell KlanM, nuk kanë bërë publike listën e emrave por kanë bërë thirrje që të gjitha partitë të kyçen në këtë process.
Në opinion tashmë përmendem emrat e profesorëve Renata Deskoska, Besa Arifi, Svetozar Shkariq, Jeton Shasivari e të tjeë, për të cilët thuhet se do të jenë ekspertët që do të japin këshilla për futjen e Bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.
Por, duket se pushteti do të mbetet I vetëm në procesin e ndryshimeve kushtetuese, pasi VMRO-DPMNE-ja dhe “Levica” bënë të ditur se nuk do të marrin pjesë në grupet e punës.
Përgjigje negative mbërriti edhe nga Alternativa. Sipas tyre, nuk mund të ekzistojnë grupet e punës për ndryshimet kushtetuese derisa nuk arrihet konsensusi midis partive politike.
Negativisht u përgjigjwn edhe nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, nga ku thanë se ndryshimi I Kushtetutës është I papranueshëm pa reciprocitetin nga Bullgaria.
Ndryshe, sic njofton KlanM, të hënën skadon afati që Ministria e Drejtësisë e vendosi në shkresën drejtuar institucioneve dhe partive politike përtë caktuar përfaqësuesit në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski kohë më parë deklaroi se kjo është çështje e brendshme që do ta zgjidhin institucionet e vendit pa implikime nga ana e Bullgarisë, për shkak se, sic tha, ndryshimet kushtetuese janë obligim për Maqedoninë e Veriut që lidhen me negociatat aderuese për anëtarësim në BE.