Ndryshimet e trajnerëve në Europë

Liverpool e Barcelona në kërkim, ndoshta dhe Arsenal

Liverpool, Barcelona, ndoshta edhe Arsenal. Ndryshimet në pankinat e disa skuadrave të rëndësishme europiane kanë sjellë në mënyrë të natyrshme një tymnajë mediatike se çfarë po ndodh me merkaton e trajnerëve.

Xabi Alonso i Leverkusen po përflitet si në Angli. Puna e tij e mirë në kampionatin gjerman ka interesimin e klubeve të mëdha. Por edhe pse ka qenë lojtar i të kuqve, tek Liverpool janë skeptikë pasi ai nuk ka eksperienca të mëparshme si trajner në klubet angleze.

Nga ana tjetër, në Spanjë kanë nxjerrë disa kandidatë si pasues të Xavi Hernandez tek Barcelona. Nga Mikel Artena i Arsenal, tek Thomas Tuchel i Bayern deri tek Hansi Flick.

Ky i fundit, ish-trajner edhe i Kombëtares Gjermane, po mbështetet nga Presidenti Laporta, sipas gjermanes Bild, duke qenë se futbollistët nuk janë shprehur dakord me rikthimin e Luis Enrique.

Në fund, Mikel Arteta. Mendohet se ai do të largohet nga Arsenali në Qershor. Në një rreth të ngushtë ai ka shprehur ëndrrën e tij që një ditë të jetë trajner i Barcelonës dhe për katalanasit i plotëson të gjitha kriteret. Aq sa të quhet Guardiola i ri.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share