Qeveria e Maqedonisë së Veriut, do të bëj ndryshime në subvencionimin e fluturimeve. Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se do të subvencionohen destinacionet, e jo kompanitë ajrore.
Nikolloski tha se destinacionet e subvencionuara tani mund të jenë edhe jashtë vendeve të BE-së.
“Një nga risitë që gjithashtu e vendosim, është se më nuk do të subvencionohen kompanitë ajrore, por do të subvencionohen destinacionet. Që do të thotë se ikim nga praktika e subvencionimit të 1-2 apo 3 kompanive ajrore. Deri tani është subvencionuar për udhëtar që largohet nga Maqedonia, ndërsa ne tani e ndërrojmë këtë, dhe subvencionojmë për udhëtarë në ardhje në Maqedoni. Nëse më parë ishte 7 euro për udhëtar nga Aeroporti i Shkupit, tani do të jetë 9 euro për udhëtar nga Aeroporti i Shkupit. Nëse më parë ishte 4.5 euro nga Aeroporti i Ohrit, tani me qëllim stimulimin e turizmit, do të jetë 12 euro për udhëtar nga Aeroporti i Ohrit”, deklaroi mes tjerash Nikolloski, duke shtuar se pritet që ndryshimet të sjellin së paku 20.000 udhëtarë më tepër”, deklaroi Aleksandar Nikolloski. /tvklan.mk