Ndryshim drastik i motit – pas valës së të nxehtit mot jostabil

PRITET RËNIE E NDJESHME E TEMPERATURAVE

Moti me vranësira, erërat e fuqishme, vetëtima dhe shirat e rëmbyeshme freskuan temperaturat nga vala e të nxehtit që po zëvendësohet nga nja masë tjetër jostabile ajrore, raporton Klan M.

Ditët në vijim pritet që moti të jetë me shi, me bubullima, kurse vende-vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig. Janë të mundshme përmbytje nga rritja e nivelit të lumejve, por nga Drejtoria për Punë Hidrometelereologjike thonë se reshjet e rëmbyeshme të shiut do të jenë afatshkurtëra.

Nëpër rrjetet sociale qarkullojnë tashmë pamje nga moti I lig që këtë pasdite “goditi” shumë pjesë të vendit.

Metereologët paralajmërojnë se temperaturat do të shënojnë rënie për 10 gradë nga ato që ishin gjatë valës së të nxehtit, kurse stabilizimi I motit pritet kah mesi I javës së ardhshme.

Edhe pse nuk përjashtohet, nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike thonë se për momentin parashikimet nuk flasin që temperaturat sërish të mbërrijnë deri në 40 gradë Celsius, që do të thotë se për këtë vit valës së të nxehtit I erdhi fundi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share