Instituti për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozit, Shkup, bashkë me shoqatat profesionale: Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut, Shoqata e Pneumoftiziologëve, Shoqata Respiratore e Maqedonisë së Veriut, Shoqata Respiratore Pediatrike e Maqedonisë së Veriut, u bashkangjitën për të dytën herë radhazi në aktivitetet e këtij viti të projektit Stop TB Partnership, e cila është një nismë dhe partneritet ndërkombëtar nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, me qendër në Gjenevë, Zvicër, lidhur me shënimin e Ditës Nderkombëtare për Luftën Kundër Tuberkulozit më 24 Mars 2024.
Çdo vit, më 24 Mars, ne përkujtojmë ditën e vitit 1882 kur Dr. Robert Koch shpalli zbulimin e bacilit të tuberkulozit. Dita Botërore e Tuberkulozit është një rast për të mobilizuar angazhimin politik dhe social për përparim të mëtejshëm drejt eliminimit të TB-së si një barrë e shëndetit publik.
Shënimi i Ditës Botërore së luftës kunder tuberkulozit është një mundësi kritike për të ngritur ndërgjegjësimin për epideminë globale të tuberkulozit dhe përpjekjet që po bëhen për ta eliminuar atë. Kjo ditë shërben si një kujtesë prekëse e jetëve të humbura nga tuberkulozi, lufta e vazhdueshme e atyre që jetojnë me sëmundjen dhe nevojës urgjente për veprime globale për t’i dhënë fund tuberkulozit njëherë e përgjithmonë. Kyqja e jonë në fushata të tilla ndërkombëtare synon jo vetëm të informojë, por edhe të mobilizojë burime, të avokojë për politika efektive dhe të nxisë pjesëmarrjen e shoqërisë në luftën globale kundër tuberkulozit, duke u përafruar me temën dhe objektivat e këtij viti për të na sjellë më pranë një bote pa tuberkulozë.
Tema kryesore e Ditës Botërore të luftës kunder Tuberkulozit “Po! Ne mund ta ndalim tubekulozin!” synon të tërheqë vëmendjen ndaj këtij kërcënimi global në mënyrë që të shfrytëzojmë fuqinë tonë kolektive për t’i dhënë fund TB-it deri në vitin 2030 dhe për këtë arsye të arrijmë qëllimet e nje zhvillimi të qëndrueshëm.
Falenderojmë Muzeun arkeologjik që na lejoi t’i bashkohemi kësaj lëvizjeje globale dhe të ndriçojmë për të tërhequr vëmendjen për rëndësinë e luftës kundër tuberkulozit.
Partneriteti „Stop TB“ nisi fushatën Ndriço për Tuberkulozin për herë të parë në vitin 2017, me çfarë fushatat e mëparshme tërhoqën pjesëmarrje të gjerë me mbi 60 qytete në mbarë botën. Në vendin tonë, për herë të parë u shënua vitin e kaluar kur për të njejtin qëllim u ndriçua Ura e Gurit.