Ndotja nga deponia “Drislla” shkatërron mbi 700 koshere të bletave në Batincë të Shkupit?!

BANORËT KËRKOJNË PËRGJEGJËSI, PARALAJMËROJNË PROTESTË PARA DEPONISË

Të gjithë bletat i vdiqën, ndërsa nuk i mbeti asnjë lugë mjaltë nga gjashtëdhjetë kosheret.

“Kjo ëhstë prej bletave të vdekura. Këtu kam pasur bleta të marra nga pyelli por s’ka më, kanë vdekur. 

Tymi nga djegja e mbetjeve medicinale nga deponia “Drislla” ka shkatërruar gjithë investim që ka bërë thotë Senih Mehoviq nga fshati Batincë të Shkupit.

“Shihni kjo është… u deshprova se nuk e mora mjaltin…Kjo ështe zbazët. Përse është zbrazët çfarë ka ndodhur? Ne kemi dyshime se kur i djegin mbetjet medicinale bletat vdesin nga ai tym. Këto shumë afër e kemi depunën në 1 kilometra vi ajrore larg nga këtu. I gjithë tymi shkon këtu”

Fatkeqësinë e Senih e kanë edhe 30 bletarë të tjerë nga fshati Batincë. Rreth 700 koshere u janë shkatërruar.

“Kjo është te kolegu im kanë vdekur prej 70 deri 75 dyshojmë se kanë vdekur rreth 700 koshere. Furra që është për mbetje medicinale nuk ka filter. Ky vend është 500 metra vi ajrore larg deponisë dhe kemi dyshime se pikërisht bletat kanë vdekur nga ajri i ndotur që vjen këtu”.

Për ndotjen e ambientit dëshmojnë edhe rrugët e fshatit të cilët sipas banorëve nuk lahen.

“Shoferët e furgonave e lirojnë ventilin e kamionit dhe uji nga mbetejet rrjedh nepër rrugë”

Shkuam deri te deponia Drislla e cila është disa metra larg shtëpive të banuara dhe kontaktuam drejtorin Aleksandar Kuzinov por ai nuk deshi të prononcohet. Ndërsa banorët paralajmërojnë protestë në qoftë se drejtoria e deponisë “Drislla” nuk merr masa konkrrete.

“Në qoftë se nuk merremi vesh me drejtorin për djegjen e mbetjeve medicinale, mbulim të deponisë dhe të lahen rrugët, do të jemi të detyruar ta mbledhim popullatën nga fshjati Batincë, Studeniçan, Draçevë, Lisiçe, Aerodrom dhe Organizatat joqeveritare për protestë që të ndalojmë këtë të keqe”

Ndryshe Senih Mevoviq është bletar i njohur në vend por edhe në Ballkan. Ka marrë me dhjetëra medale dhe certifikata për mjaltë më të mirë.  Dashuria për bletat nuk mund të shuhet dhe për këtë ka vendosur koshere në Sveti Nikolle dhe Shtip. /KlanMacedonia/

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share