Kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski, ka gënjyer se uji në Kriva Pallankë përmban cianid 100 herë se norma e lejuar, që të përhap panik dhe të manipulojë para zgjedhjeve – thonë nga VMRO-DPMNE-ja, duke pohuar se analizat e Inspektoratit Shtetëror për Ambient Jetësor e treojnë të kundërtën dhe se demaskojnë përpjekjet e Mitovskit për manipulime.
EMIL SPASOVSKI – VMRO DPMNE
“Është për mizerje se si Mitovski nuk hamendej për të manipuluar me temën më të ndjeshme për qytetarët – sigurinë e ujrave dhe tokës, vetëm që të përhap panik dhe të përfitojë ndonjë pikë politike para zgjedhjeve.
I bëjmë thirrje PTHP-së që ta shqyrtojë situatën reale dhe të inicojë kallëzim penal për Sashko Mitovskin, për përhapjen e panikut.
Veprimet e Mitovskit janë të mëdha për shkak se ai është bartës i funksionit publik, I cili tek një pjesë e opinionit mund të krijojë një përshtypje afatshkurte se ai flet të vërtetën dhe me këtë të shkaktojë frikë të madhe.
PTHP duhet t`i ketë parasysh këto rrethana, por edhe efektin real të shkaktuar nga panika që përhapi Sashko Mitovski dhe të dorëzojë kallëzim penal kundër tij.