Ndotja e ajrit: Shkupi frymon lirshëm – era pastron ndotjen!

Foto Ilustrim - arkiv
Foto Ilustrim – arkiv

Në Strumicë masa të veçanta për shkak të ndotjes së ajrit

Gjatë mëngjesit së të dielës Shkupi u gjet në vendin e 27-të në listën e ueb-faqes së specializuar “Ajkjuer” që ndjek cilësinë e ajrit në kryeqendrat dhe qytetet më të mëdha të botës, njofton KlanM.

Përjashtim bën vetëm koncentrimi i grimcave të rrezikshme kancerogjene PM 2.5, veçanërisht në pjesën e Gjorçe Petrovit, që është maksimalisht në kufijt e rrezikshëm.

Më 30 nëntor natën dhe më 1 dhjetor, siç percjell KlanM, ajri në Shkup ishte shumë o ndotur dhe kryeqendra u gjet në mesin e dhjetë qyteteve të botës me cilësinë më të keqe të ajrit, para shumë qendrave të mëdha industriale nga Azia.

Pastrimi i djeshëm i ndotjes së ajrit është si rezultat i depërtimit të erës juglindore, kurse parashikimet për shira të përkohshme duhet të ndikojnë që ndotja të ulet dukshëm.

Ndërkohë Qyteti i Shkupit, siç percjell KlanM, i ka quajtur të rrejshme informacionet se ndotja e ajrit në Shkup është në nivelin më të lartë. Sipas tyre, si qytete më të ndotura në 48 orët e fundit kanë qenë Koçani, Strumica, Gjevgjelia, Kavadari dhe Tetova.

Për shkak të ndotjes enorme të ajrit në dy ditët e kaluara në Strumicë, sic njofton KlanM, Ministria për Ambient Jetësor ka aktivizuar rekomandimet dhe masat për pragun e tejkaluar të alarmimit për grimcat PM10. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share