Ndoti ujin, kompania gjobitet 10.3 miliardë Dollarë

Një kompani industriale në SHBA do të paguajë një dëmshpërblim prej 10.3 mld Dollarësh për ndotje të ujërave publikë.

Kolosi kimik do të derdhë këtë shumë brenda 13 viteve për të gjitha kontetë, fshatrat dhe qytezat për ripastrimin e gjithë strukturave hidrike publike nga substancat e dëmshme që kanë përdorur.

Sipas mediave amerikane, në basenet hidrike janë derdhur përbërje potencialisht mjaft të dëmshme që nga shkuma për shuarjen e zjarreve etj.

Ndërkohë që kompania në fjalë e quajtur 3M, aktualisht përveç marrëveshjes së arritur, po përballet me 4000 çështje ligjore me entet lokale për kontaminimin e ujit të pijshëm, e megjithatë nuk ka pranuar publikisht asnjë përgjegjësi.

Çështja në fjalë kujton filmin Erin Brokovich, që trajton pikërisht historinë e vërtetë të një çështjeje ligjore të jashtëzakonshme ku u bë publike ndotja e ujit të pijshëm me substanca kimike nga gjigandet e industrisë, duke shkaktuar tumore masive në popullsinë lokale.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share