Ndodh në transmetim live, tifozi i ofron birrë gazetarit të Tv Klan (Video)

Në transmetim live ndodhin të gjitha. Gazetari i Tv Klan, Erjon Todhe, është përballur me një situatë komike teksa raportonte në “Fortuna Arena”, stadiumin e Pragës ku do të luhet sfida mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Një prej tifozëve shqiptarë, pasi ka brohoritur “Shqipëri etnike”, i ka ofruar gazetarit pak birrë për të pirë. Kjo situatë është pritur me humor nga Todhe që sigurisht e refuzoi dashamirësinë e tifozit shqiptar.

Ndërsa spikeri Reis Çiço nuk i mban të qeshurat. “Ndodhin edhe këto, është krejt normale”, tha ai./tvklan.al

 


Lexo gjithashtu
Total
0
Share