“Ndizet” Maroku, festë në të gjitha anët

Festime pati edhe në qytete të tjera anembanë botës

Kalimi historik në 4 skuadrat më të mira të Botërorit është pritur me festime të mëdha në Marok.

Në kryeqytetin Rabat dhe qytetet e tjera banorët dolën nëpër rrugë duke i rënë borive të makinave dhe duke festuar kualifikimin në fazën e gjysmëfinaleve të botërorit.

Festime pati jo vetëm në Marok, por edhe në qytete të tjera anembanë botës ku ka komunitet maroken. Festë pati edhe në Belgjikë, ku gjithashtu qytetarë të shumtë me origjinë nga Maroku dolën nëpër rrugë.

Festime të shumta pati edhe në Stamboll, Doha, Palestinë etj.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share