Ndikimi në gjyqësor? – Osmani: Duhet të përmenden emra

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani mohon se BDI është pjesë e ndikimeve politike në sistemin gjyqësor. Sipas tij, edhe kjo është pjesë e “histerisë” ndaj shqiptarëve, që po dëshmohen në institucionet shtetërore.

Osmani në Klan Debat sqaron se para vitit 2001 shqiptarët nuk kanë qenë të përfaqësorua në prokurori, gjykata e në administratë. Pas vitit 2002, sipas tij, filloi “vërshimi” i shqiptarëve në këto institucione dhe për 20 vite numri i përfaqësimit të shqiptarëve në institucione është rritur ndjeshëm. Kjo. sipas tij, iu pengon qarqeve të ndryshme që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve e as shtetit. Ndikimi në gjyqësor, sipas Osmanit, bëhet nga oligarkia dhe nëse ndonjë gjyqtar apo prokuror pretendon se dikush nga partitë po bën presione e tenton të ndikojë, duhet të denoncohen publikisht me emra e mbiemra.

“Oligarkia ka kapur pjesë sensititve të shumë sektoreve strategjike në vend, përfshirë edhe prokurorinë dhe gjykatat. Nuk flas në përgjithësi, por elemente të caktuara janë në ndikim të oligarkisë. unë kujtoj, që është obligim i Ministrisë së Drejtësisë që të presë këto ndikime të oligarkisë, këto ndikime joparimore në gjyqësor”, tha mes tjerash Osmani./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share