Ndihmat për tërmetin/ Për herë të parë pas 35 vitesh hapet kufiri Turqi-Armeni

Kufiri Turqi-Armeni u rihap të shtunën për herë të parë pas 35 vitesh, sipas agjencive të lajmeve AFP dhe Anadolu, për të sjellë ndihma humanitare për njerëzit e prekur nga tërmetet masive të së hënës në Turqinë jugore.

Pesë kamionë që transportonin ndihma nga Armenia kaluan kufirin përmes pikës kufitare Alikan në provincën Igdir të Turqisë lindore. Zëvendësministri i Jashtëm i Armenisë Vahan Kostanyan postoi një video që tregojnë kamionët që janë nisur për të mbërritur në Turqi.

“Ndihma humanitare nga Armenia kaloi urën Margara në kufirin Armeni-Turqi, duke shkuar në zonën e prekur nga tërmeti”, shkroi Kostanyan në Tëitter.

Serdar Kiliç, i dërguari special i Turqisë për normalizimin e marrëdhënieve me Armeninë, falënderoi Armeninë në Tëitter për ndihmën.

“Faleminderit, i dashur Vahan Kostanyan, faleminderit, i dashur Ruben Roubinyan, për përpjekjet tuaja të mira,” tha Kiliç. “Do ta kujtoj gjithmonë ndihmën bujare të dërguar nga populli i Armenisë për të lehtësuar vuajtjet e popullit tonë në zonën e goditur nga tërmeti në Turqi”.

Pika kufitare Alikan u përdor gjithashtu në vitin 1988 kur një tërmet i madh goditi Armeninë për të dërguar ndihmat e mbledhura nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke në zonat e prekura.

Vitin e kaluar, zyrtarët turq dhe armenë ranë dakord të hapin kufijtë tokësorë për shtetasit e vendeve të treta që vizitojnë të dy vendet sa më shpejt të jetë e mundur, tha Ministria e Jashtme turke.

Si pjesë e përpjekjeve, Turqia dhe Armenia filluan gjithashtu fluturimet komerciale nga shkurti i vitit 2022 pas një ndërprerjeje dyvjeçare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share