Ndihmat për Gazën që u nisën nga deti po kthehen për në Qipro, raporton agjencia e lajmeve Reuters, pasi një izraelit vrau shtatë punonjës të ndihmës.
Stafi i World Central Kitchen sapo kishte shkarkuar ndihmat nga një maune që lundroi nga Qipro kur autokolona e tyre e automjeteve u godit të hënën.
Katër anijet u nisën nga Larnaka i Qipros më 30 mars. Ndërsa, një tjetër anije “Jennifer” ende e ngarkuar me 240 ton ushqime, u kthye në Qipro të martën, pa bërë dorëzimin e saj, pasi organizata bamirëse pezulloi operacionet e saj.
“Një e treta (e ngarkesës së ndihmës) u dorëzua dhe dy të tretat po kthehen”, tha një zyrtar i Qipros për Reuters, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.