Ndeshja RMV – Bullgari në fushatën zgjedhore në Sofje

DËNOHET GJUHA E URREJTJES NË NDESHJEN RMV – BULLGARI

Ministria e Jashtme ka dënuar gjuhën e urrejtjes në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Bullgari. Në Bullgari, që mbrëmë, nëpër rrjetet sociale kanë reaguar një pjesë e aktorëve politik, duke vënë këtë temë në fushatën zgjedhore para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 2 Tetor.

Në Bullgari reagime të shumta, kurse në vendin tonë zyrtarisht Ministria e Jashtme dënoi gjuhën e urrejtjes dhe sjelljen e tifozëve vendas në ndeshjen e futbollit Maqedoni e Veriut – Bullgari.

MPJ

“Ngjarjet sportive paraqesin shprehjen më të lartë të parimeve të fer raporteve, respektit të ndërsjellë dhe ndeshjes në frymën sportive. Keqpërdorimi i këtyre ngjarjeve për përhapje të urrejtjes dhe jotolerancës paraqesin kundërthënie thelbësore të idesë së tyre bazë”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, I cili mbrëmë ishte I pranishëm në këtë ndeshje, kishte mesazhin e njëjtë.

“Gjithmonë reagojmë kur ka veprime që cënojnë imazhin tonë. Mënura më e mirë për të bërë tifozllëk është të mbështetet ekipi ynë por edhe të respektohen kundërshtarët” – tha Kovaçevski.

Një valë reagimesh në Sofje kanë shkaktuar fishkëllima e himnit bullgar por edhe ofendimet gjatë ndeshjes.

“Si bullgar dhe si tifoz futbolli kategorikisht dënoj nënçmimin e himnit bullgar. Fatkeqësisht me veprime të këtilla fqinjtë nga RMV-ja nuk janë duke treguar se i kuptojnë vlerat evropiane. Përpara bullgarë – heronj” – tha Bojko Borisov.

Pesë ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari, kjo temë ka hyrë në fushatën zgjedhore. Disa politikanë madje arsyetojnë bllokimin bullgar të rrugës evropiane për RMV-në.

“I drejtë ishte vendimi i Partisë Socialiste bullgare që të mos e mbështes pranimin e RMV-së në BE. Nënçmimi i himnit bullgar nga maqedonasit dhe thirrjet “bullgarë – tatarë” janë të papranueshme” – tha Kornelija Ninova – BSP.

Por, Ivajlo Mirçev nga “Bullgaria Demokratike” thotë se gabimi fundamental i politikanëve është të vënë shenjën e barabarësisë midis agjitimeve nëpër stadium dhe pozicionit zyrtar të RMV-së. Në këtë frymë përfundon edhe reagimi I MPJ-së në Shkup ku thuhet se RMV-ja dhe Bullgaria do të vazhdojnë të punojnë rreth raporteve të mira ndërfqinjësore. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu

Mbërrijnë shtetasit e evakuuar nga Tel Avivi

Qeveria: Të gjithë shtetasit e regjstruar të vendit tonë janë evakuuar nga Izraeli Përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar ngaRepublika e Maqedonis së Veriut, gjatë ditës së djeshme, të gjithëqytetarët e mbetur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilëtkërkuan ndihmë për t’u larguar nga Izraeli, u evakuuan me suksesdhe u kthyen në vend. Duke pasur parasysh aktivitetet e vazhdueshme luftarake në disazona në Izrael, siç thonë nga qeveria, gjatë javës së kaluar, përpjekjet e mëparshme për të siguruar një fluturim nga Tel Avivi kanë qenë të pasuksesshme. Kjo sepse siç thuhet, asnjë kompaninga rajoni nuk ka qenë në gjendje të sigurojë një fluturim tëbesueshëm dhe të sigurt dhe t’i përgjigjet kërkesave të qeverisë.Shpenzimet financiare për transportin e qytetarëve të evakuuar, sipas vendimit të Qeverisë, mbulohen nga rezervat e Buxhetit tëRepublikës së Maqedonisë së Veriut.…
Më tepër
Total
0
Share