Ndeshja kthyese BATE Borisov – Ballkani luhet të enjten në Hungari

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, të martën ka udhëtuar për në Hungari. Në Mezokovesd të Hungarisë, Ballkani luan ndeshjen kthyese të Play Off-it , në kuadër Konferencë Ligës. Duke pasur para sysh se ndesha e pare e zhvilluar në Prishtinë e cila përfunoi me fitoren e kampionit të Kosovës 4-1, atëherë mund të thuhet se ekipi I Ballkanit pothuaj se ka siguruar kualifikimin në fazën e grupeve edhe pse në futboll çdo gjë është e mundëshme .

BATE Borisov detyrohet të luajë në terren neutral, pasi UEFA nuk lejon skuadrat dhe përfaqësueset bjelloruse të luajnë në territorin e tyre, për shkak të përfshirjes së Bjellorusisë në pushtimin rus të Ukrainës.

BATE ka zgjedhur Hungarinë dhe Mezokovesdin, ndërsa ndeshja do të luhet pa praninë e shikuesve. Fakti që ndeshja luhet në terren neutral dhe pa praninë e shikuesve shkon në favor të Ballkanit. Ekipi suharekas për në Hungari ka udhëtuar me synim për ta kaluar BATE-n dhe kështu të kualifikohet në fazën grupore të Ligës së Konferencës..

Duhet theksuar se skuadra bjelloruse në raundin e pare kualifikues pë ligën e kampionëve e eliminoi Partizanin e Tiranës , në raundin e dytë Bate Borisov u eliminua nga Aris Limassoli i Qipros. Humbi 6:2 në udhëtim dhe 5:3 si vendas. Kështu, skuadra bjelloruse u bart në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Humbi 5:1 në udhëtim te Sheriff Tiraspoli i Moldavisë dhe barazoi 2:2 në shtëpi. Pasi u eliminua nga Liga e Evropës, u bart në pley off-in e Ligës së Konferencës. Dhe vazhdoi me humbje – 4:1 nga Ballkani në Prishtinë.

Ndeshja Bate Borisov -Ballkani luhet të enjten me fillim në orën 20:00 ,në “Városi Stadion” në Mezőkövesdi të Hungarisë, pa praninë e publikut, ndërsa drejtësinë do të ndajnë arbitrat nga Estonia.

/KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share