Ndërron jetë referi i Ligës së Kampionëve

Referi francez, Johan Hamel ka ndërruar jetë papritmas sot pasi e pësoi një sulm në tru dje.

42 vjeçari, një veteran i më shumë se 130 ndeshjeve të drejtuara në ligën elitare franceze, e kishte bërë debutimin në Ligën e Kampionëve vetëm dy javë më parë si gjyqtar i katërt zyrtar në ndeshjen ndërmjet Celtic Glasgow dhe Real Madrid në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Herën e fundit, ai kishte referuar më 6 nëntor, në ndeshjen ndërmjet Lillet dhe Rennes, ndërsa ishte referi i katërt në duelin mes PSG-së dhe Auxerret më 13 nëntor.

Ai kishte debutuar në Ligue 1 në sezonin 2016/17, ndërsa i ka drejtuar më saktësisht 136 ndeshje në këtë ligë.

Në përgjithësi, mbi supet e tij i numëronte më shumë se 300 ndeshje zyrtare si refer profesionist, që nga viti 2011.

Ai i shokoi të gjithë derisa përfundoi pa ndjenja derisa ishte duke i kryer ushtrimet e zakonshme.

Këtë sezon, ai kishte referuar edhe në Ligën e Kombeve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share