Në moshën 63-vjeçare ka ndërruar jetë Ognen Stavrev, gjykatës në Gjykatën Penale të Shkupit.
Ai 25 vjet ka gjykuar në shumë raste në dy gjykatat themelore të Shkupit. Ai shqiptoi dënime në disa raste të PSP-së, si “Titanik 2”, “TNT” dhe “Monstra”.
Ognen Stavrev është djalë i Dragolub Stavrev, kryetar i Kryesisë së atëhershme të Republikës Socialistike të Maqedonisë, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të RFM dhe ish kryetarë i Qytetit të Shkupit.
Gjyqtari Ognen Stavrev ka gjykuar në Departamentin për Krim të Organizuar dhe Korrupsion vitet e fundit. Për shkak të problemeve shëndetësore që kishte, muajt e fundit ishte gjyqtar për ekzekutimin e sanksioneve.