Ndërron jetë një motorist në rrugën Ohër-Resnjë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Ohër – Resnjë, afër urës Prentov. Në aksident ka humbur jetën një motoçiklist.

Sipas informacioneve, motoçiklisti është përplasur me një makinë dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Zëdhënësi i SPB-së së Ohrit, Stefan Dimoski, ka konfirmuar se ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku dhe se po hetohet nga policia e trafikut. Ai ka bërë të ditur më shumë detaje rreth ngjarjes tragjike për ditën e sotme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share