Ndërron jetë një i burgosur në Kumanovë

Gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 14:12 në SPB-Kumanovë është raportuar se në burgun “Kshanja” në Kumanovë ka ndërruar jetë i burgosur 66-vjeçar me iniciale I.N.

“Vdekje pa shenja të dukshme të dhunës është konstatuar nga mjeku i Shërbimit Emergjent Mjekësor, ndërsa një ekip i SPB-Kumanovë ka kryer hetim”, njofton MPB.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share