Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare motra e Martin Luther King

Christine King Farris attends services at Ebenezer Baptist Church in Atlanta, on Nov. 9, 2008.

Christine King Farris, motra e Martin Luther King, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. Edhe ajo ndoqi hapat e të vëllait të saj, i cili u shndërrua në një ikonë të të drejtave të njeriut në SHBA. Dekada pas vrasjes së Martin Luter King në 1968, Farris punoi së bashku me bashkëshorten e të vëllait për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë që ai la pas.

Farris lindi në 1927 dhe u diplomua në Kolegjin Spelman dhe në Universitetin e Kolumbisë. Ajo pati një karrierë të gjatë si drejtoreshë e kolegjit Spelman deri në vitin 2014. Ajo gjithashtu shkroi një libër me kujtime për fëmijërinë e saj me të vëllain.

Martin Luter King prift nga Atlanta e Xhorxhias, udhëhoqi qindra mijëra afrikano-amerikanë në kauzën për të zhdukur ndarjen racore në jug të Shteteve të Bashkuara.

Lëvizja për të drejtat civile arriti me sukses të nxisë ligjvënësit dhe Presidentin Lindon Xhonson të miratonin ligjin e vitit 1965 për të Drejtat Civile dhe të Drejtat e Votës, që nxirrnin jashtë ligji ndarjet racore në vende publike si dhe praktikat diskriminuese që nuk i lejonin afrikano-amerikanët të votonin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share