Një çiklist 67-vjeçar ka humbur jetën dje pasi është përplasur nga një autobus në Ilinden të Shkupit.
Siç informojnë nga SPB Shkup, përcjellë Klan M, dje në orën 18:00 është raportuar se në autostradën Kumanovë-Shkup, nën kryqëzimin “Ilinden”, autobusi me targa të Shkupit, i drejtuar nga V.D.(63) nga Shkupi, ka goditur një biçikletë e menaxhuar nga T.N.(67) nga Shkupi.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë çiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë sot.
Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup. /KlanMacedonia/