Ndërrimi i dokumenteve: Pritjet e gjata dhe tollovitë nuk u hiqen qytetarëve!

QYTETARËT: E NEVOJSHME HAPJA E NJË PIKE TË RE, PRESIM 2-3 ORË!

“Kjo është atmosfera në stacionin policor “Prolet” e cila tani është hapur si pikë për ndërrimin e dokumenteve personale përveç kësaj edhe dera e hyrjes po qëndron e mbyllur dhe mund të shihet radha e gjatë e njerëzve që po presin me orë”.

Qytetarët thonë se përkundër hapjes së kësaj pike të re, ata ende ballafaqohen me pritje të gjata e për këtë thonë që e nevojshme është që të hapet edhe një pikë e  re për ndërrimin e dokumenteve personale.

“5 orë, jo fare shiko pres ende radhë duhet edhe një pikë tjetër të hapet, vetëm me një pikë asgjë s`mund të bëhet duhet edhe një në Komunën e Sarajit të hapet, të jetë për rajonet tjera, jo kështu vetëm me një, kam ardhur herët edhe akoma jam duke pritur”.

“Tani nga ora 12:00 po presë, nuk më pëlqen kjo ka mundësi që edhe të mos bëhet e gjithë kjo turmë por nuk edi”.

“Për herë të tretë që po pres nga 2 orë e gjysmë të hyjë brenda më nuk mund të duroj, shihet si është duhet të punojnë deri ora 16:00, a këto nuk punojnë as deri ora 15:00 kur ju kujtohet punojnë kur jo nuk punojnë”.

“Plus kësaj po hynë pa rend, kush mbam kapelë mund të hyjë unë jam nga 12:30 a tjerët vijnë këtu, një dy, kur shikon del i pari e marrin brenda a ndërsa ne këtu do presim, ja shihe”

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët se qendra për ndryshimin e dokumenteve pa termine të përcaktuara në Stacionin Policor “Prolet” në Shkup do të punojë edhe gjatë së shtunës nga ora 08.00 deri 16.00.

Gjithashtu, sipas MPB-së, të shtunën do të punojnë edhe sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektet e MRTV-së nga ora 08.00 deri 20.00 dhe në BEKO nga ora 08.00 deri 16.00. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share