Ndërpritet ”ngrirja” e çmimeve – qytetarët druajnë nga shtrejtimet!

QEVERIA THOTË SE ME KUJDES DO T`I NDJEK KEQPËRDORIMET

Qeveria optimiste kurse qytetarët të kujdesshëm por edhe të pakënaqur me nivelin e çmimeve të produkteve ushqimore, njofton KlanM.

Në fillim të Prillit pati “ngrirje” të çmimeve për 11 produkte të pemëve dhe perimeve. Masat vlenin deri më 31 MAJ. Nga sot, marketet mund t`i korigjojnë çmimet sipas dëshirës së tyre. Qeveria paralajmëroi se me kujdes do ta ndjek situatën.

Por, sic njofton KlanM, qytetarët thonë se çmimet janë shumë të larta kurse të ardhurat mezi mbulojnë harxhimet.

“Janë ulur por dobët janë ulur, me nëntë mijë denarë pension nuk mund të marrësh asgjë”.

“Ulje,  kjo është vetem në fjalë në realitet nuk ka asgjë nuk ka shance të ulen çmimet.

”Diçka minimale patjetër të marrim”.

“ Çmimet janë shumë të larta në krahasim me standartin, standarti është shumë i ulur në përgjjthsi në maqedoni ka shumë papunësi dhe shpërngulje të njerëzve dhe nuk ka shumë të hyra.

“Me këto paga që kemi jetohet në menyren më të varfur të mundëshme”.

Shqetësime për qytetarët ka shkaktuar edhe çmimi I ri për rrymën elektrike. Nëse Komisioni Rregullator I pranon kërkesat e operatorëve, sic percjell KlanM, çmimi do të rritet për 13%, por edhe TVSH-ja do të kthehet nga 10 në 18%, që në total rritja e përgjithshme do të jetë deri 20%.  /KlanMacedonia/

Përgatiti: Neal Sejfulla

Lexo gjithashtu
Total
0
Share