Ndalohen tre persona në Tetovë, kapen me lëndë narkotike

SPB Tetovë njofton se dje (21.10.2024) në ora 21.10 në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, në hyrje të fshatit Zhelinë, të Tetovës, nga ana e punonjësve të Policisë së Grupçinit, janë privuar nga liria personat A.J (37) A.I.(41) dhe Sh.R (29), të tre nga Tetova.

“Gjatë kontrollit në automjetin e tyre të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me shenja regjistrimi të Tetovës, në të cilën transportoheshin, gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë”.

“Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share