MPB: S`KA HYRJE PËR NJERËZIT QË OFENDOJNË VENDIN DHE QYTETARËT
GERB, Partia e ish-Kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, ka paralajmëruar se do t`i njoftojë partnerët everopian si dhe Komisionerin e Zgjerimit të BE-së, se policia kufitare e Maqedonisë së Veriut nuk ka lejuar hyrjen në vend të Eurodeputetit bullgar, Andrej Kovaçev dhe katër shtetasve tjerë të Bullgarisë, njofton KlanM.
Sipas GERB bëhet fjalë për masa të palejueshme të autoriteteve të Shkupit.
“Në Shëngjergj, kur po kërkujtojmë ushtarët e vrarë për atdheun tonë, autoritetet e RMV-së bënë aktin e paparë dhe nuk lejuan hyrjen e Shefit të GERB në Parlamentin Evropian. Masat e këtilla të palejueshme si dhe të gjitha veprimet kundër shtetasve bullgar ose kundër qytetarëve të RMV-së që haptazi shprehin identitetin e tyre bullgar, nuk kontribuojnë për integrimin evropian të RMV-së si dhe zhvillimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore midis dy vendeve” – thuhet në komunikatën e publikuar në Facebook të partisë GERB.
Dje, sic njofton KlanM, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Bullgarisë duke u shprehur të zhgënjyer nga vendimi I autoriteteve të Shkupit.
“Pala bullgarë këtë çështje do ta ngrejë zyrtarisht para autoriteteve të RMV-së por edhe me partnerët tanë ndërkombëtar, pasi ngjarjet e këtilla kanë ndikim negative ndaj marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe përpjeket e Bullgarisë për të kthyer besimin dhe krijimin e klimës pozitive” – thonë nga MPJ e Bullgarisë.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, ka konfirmuar se pesë shtetasve bullgar nuk u është lejuar hyrja në vend, për shkak se nuk I kanë plotësuar kushtet konform Ligjit për të huajt.
Në sqarimin e policies, sic percjell KlanM, thuhet se personat që ofendojnë qytetarët dhe vendin nuk do t`u lejohet hyrja në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/