Ndalesë për automjete të rënda është vendosur në rrugën nga fshati Rogaçevë deri në vendkalimin kufitar Jazhincë, ndërsa në rrugën nga Tetova për në Kodrën e Diellit ndalesë për qarkullimin e autobusëve, ndërsa pajisjet dimërore janë të obligueshme për automjetet tjera, njoftuan nga LAMM pasditen e sotme.
Pajisjet dimërore për të gjitha automjetet janë të detyrueshme edhe në rrugën për në vendkalimin kufitar Dellçevë.
Në rrugët e tjera shtetërore qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështirë.
Intensiteti i komunikacionit jashtë vendbanimeve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi./KlanMacedonia