Ndahen çmimet “Shën Klimenti” për merita në arsim dhe në art

Urosheviq: Të githë kemi kontribuar për tejkalimin e dallimeve në vend

Çmimi tradicional i cili ndahet që nga viti 1969, me emrin e rilindasit të madh sllav Klimenti i Ohrit, këtë vit u është ndarë doktor Afrim Osmanit për arritje në edukimin dhe arsimin në fjalorin e tij për terme juridike, për shëndetësi kardiokirurgut Sashko Jovev, i pari që realizoi transplantin e zemrës, për art dhe kulturë piktorit Ismet Ramiçeviq dhe profesorit e shkrimtarit Vllada Urosheviq. Ajo që është unifikuese për veprat e të gjithë të shpërblyerve është kontributi për unitet në vend, theksoi profesori Vllada Urosheviq, duke u falenderuar në emër të laureatëve.

“Secili prej nesh ka qenë edhe ende është anëtar i dobishëm i shoqërisë sonë dhe secili me veprimtarinë në fushën e tij e ka dhënë kontributin në zhvillimin e saj. Ajo që është e rëndësishme është fakti se përmes aktiviteteve në punën në profesionet tona kemi dhënë fakte për gatishmërinë tonë për tejkalimin e dallimeve etnike, fetare dhe politike.”

Këtë vit dita e Shën Klimentit të Ohrit, shkencëtar, shkrimtar dhe rilindas që ka vepruar për promovimin e kulturës sllave dhe të krishterë dhe për shkrimin cirilik që nga shekulli i 9-të festohet në baza të përbashkëta, një prej disa pikave për të cilat është arritur marrëveshje në Komisionin e Përbashkët historik të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share