Katër fitore të vendasve dhe troi të ekipeve mysafire është epilogu i shtatë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Befasia e më madhe e sotme është disfata e kryesiusesit në Konferencën e Perëndimit Denver në përballjen me ekipin Minnesota me rezultatin 128-98. Te Denver u ndje mungesa e Nikola Jokiq.
Fiton edhe Nju York, që mundi Philadelphia me rezultat 108-97, duke konsoliduar pozitat në zonën play off. Më efikas ishte Randle me 24 pikë e Brunson me 21
Në ndeshjet e tjera, Orlando mundi 119-113 Charlotte, ndeshje ku u dallua Banchero me 22 pikë e 10 kërcime . Toronto, mundi Memphis me rezultat 106-103, ndësa Cleveland fitoi në transfertë Indianën me rezultat 122-103 .
Rezultatet e sotme
Charlotte – Orlando, 113-119
Indiana – Cleveland, 103-122
Nju York – Philadelphia, 108-97
Memphis – Toronto, 103-106
Minnesota – Denver, 128-98
Nju Orleans – Sacramento, 136-104
Përgatiti: Shaban Sinani /Klanmacedonia/