NBA: Warriors dhe Celtics startuan me fitore sezonin e ri të basketbollit

Me dy ndeshjet Boston Celtics – Philadelphia dhe Golden State Warriors – Los Angeles Lakers që u zhvilluan në mëngjesin e sotëm edhe zyrtarisht nisi edicioni I 77-të kampionati amerikan i basketbollit për mershkuj NBA.

Në ndeshjen më interesante të ditës së sotme kampioni në fuqi Golden State Warriors, mundi Los Angeles Lakers me rezultatin 123-109. Më efikas ishte Stephen Curry me 33 pikë, ndërsa tek skuadra mysafire ishte LeBron James 31 pikë e 14 kërcime.

Duhet theksuar se para fillimit të ndeshjes u zhvillua një ceremony e bukur pasi morën unazat për titullin e fituar gjë që përshëndet nga tifozët e pranishëm

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në ndeshjen tjetër, ekipi i Boston Celtics triumfoi ndaj Philadelphia me rezultat 126-117 . Edhe pse me probleme, për shkak të pezullimit të trajnerit, skuadra vendase bëri një ndeshje të mirë, ku u dalluan Tatum e Brown me nga 35 pikë secili. Për Philadelphia, Harden reailzoi po 35 pikë, por që mbetën për statistikë.

Ndeshjet tjera të xhiros së parë zhvillohen në mëngjesine e së ejntes. Takohen

Detroit Pistons – Orlando Magic

Indiana Pacers – Washington Wizards

Atlanta Hawks – Houston Rockets

Brooklyn Nets – New Orleans Pelicans

Memphis Grizzlies – New York Knicks

Miami Heat – Chicago Bulls

Toronto Raptors – Cleveland Cavaliers

Minnesota Timberwolves – Oklahoma City Thunder

San Antonio Spurs – Charlotte Hornets

Utah Jazz – Denver Nuggets

Phoenix Suns – Dallas Mavericks

Sacramento Kings – Portland Trail Blazers

Gazetar: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share