Dy fitore të skuadrave vendease dhe tri të atyre mysafire është epilogu i pesë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Fitore të rëndësishme në cilësinë e mysafirit sot ka shënuar Golden State Warriors kundբr Portland me rezultatin 118-114. Te skuadra e Warripors me lojë të shkëlqyeshme u dallua Klay Thompson, i cili realizoi 28 pikë, mbështetur edhe nga Wiggins që realizoi 25. Te vendasit më efikas ishte Grant me 30 pikë.
Milwaukee në cilësinë e vendasit shënoi fitore të sigurt kundër Houston me rezultatin 128-119 . Te skuadra fituiese më efikas ishin Damian Lillard me 39 pikë e 11 asist si dhe Antetokounmpo me 26 pikë e 17 kërcime , Te skuadra mysafire shttatë lojtarë realizuan mbi 10 pikë,.
Boston me fitoren kundë Orlando me rezultatin 114-97 bëhet ekipi i parë që arrin kuotën e 20 fitoreve. Të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Brown me 31 pikë.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Phoenix në përballejn me Washington me rezultatin 112-108. Më efikas ishin dyshja Durant-Booker, që së bashku realizuan 55 pikë.
Rezultatet e sotme
Boston – Orlando, 114-97
San Antonio – Nju Orleans, 110-146
Milwaukee – Houston, 128-119
Phoenix – Washington, 112-108
Portland – Golden State, 114-118