Sot në program ishin 11-të ndeshje të radhës në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, kishte emocione befasi por edhe zhgënjime.
Fitorja e shtatë radhazi për Brooklyn, që mundi kampionët në fuqi ekipin Golden Statet me rezultat të thellë 143-113 Më efikas ishte Durant me 23 pikë . skuadra e Cleveland mundi Milwaukee, me rezultat 114-106, ndeshje ku Antetokounmpo realizoi 45 pikë e 14 kërcime për ekipin e tij por që si mjaftuan. Më efika te skuadra fituese ishte Mitchell me 36 pikë e Garland me 23.
Sacramento mundi Lakers bindshëm 134-120. LeBron James me 31 pikë e 11 asist ishte më i miri për Lakers, ndërsa për Sacramento të gjithë titullarët realizuan mbi 13 pikë. Dallas mundi ekipin Minnesota 104-99, ndërsa Luka Donçiq realizoi 25 pikë e 10 asist . Boston ka pësuatr humbje para tifozëve vendas me Indianë 112-117 . Konferencën e Lindjes e kryeson Milwaukee me 22 fitore e 9-të disfata, para Boston që ka 22 fitore e 10-të humbje.
Rezultatet e sotme:
Cleveland – Milwaukee, 114-106
Philadelphia – Detroit, 113-93
Atlanta – Chicago, 108-110
Boston – Indiana, 112-117
Brooklyn – Golden State, 143-113
Nju Jork – Toronto, 106-113
Houston – Orlando, 110-116
Minnesota – Dallas, 99-104
Oklahoma – Portland, 101-98
Sacramento – Lakers, 134-120
Clippers – Charlotte, 126-105
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/