NBA: Utah Jazz mundi Portland-in dhe kryeson në Perëndim

Në mëngjesin e sotëm janë zhvilluara pesë takime të kampionatit amerikan të basketbollit NBA.

Me fitoren në transfertë 113-118, kundër Portlamd ekipi i Utah Jazz është rikthyer në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Më efikas te skuadra fituese ishin Kessler me 29 pikë, Clarkson me 28 e Markkanen me 23 pikë.

Clippers, ka shënuar fitore të sigurtë në përballjen me San Antoni me rezultatin 119-97. Më efikas ishte Norman Powell me 26 pikë. Fitore pas kohës shtesë arriti skuadra e Atlanta, që mundi Toronton me rezultatin 124-122. Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Trae Young me 33 pikë e 12 asist. Minesota në transfertë ka befasuar Philadelphian duke e mundur me rezultatin 112-109 Më efikas ishte Edwards me 25 pikë. Indiana, me rezultat të ngushtë 114-113 mundi Orlandon, ku shkëqeyu Haliburton me 22 pikëve e 14 asist të.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rezultatet e sotme
Atlanta – Toronto, 124-122
Indiana – Orlando, 114-113
Philadelphia – Minnesota, 109-112
Portland – Utah Jazz, 113-118
Clippers – San Antonio, 119-97

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share