Gjashtë takimet e sotme në kampionation amerikan të basketbollit NBA, regjistruan katër fitore të skuadrave vendase dhe vetëm dy të atyre mysafire
Në një ndeshje spektakolare, skuadra e Lakers mundi ekipin e Indiana me rezultat 150-145, duke qëndruar në zonën play out. Për Lakers, katër lojtarë realizuan mbi 25 pikë, ndërsa më efikas ishte Anthony Davis me 36 pikë e 16 kërcime.
Minnesota muni Warriorsat me rezultat 114-110 . Te vendasit më efikas ishte Edwards me 23 pikë , ndërsa te Goldenb State Curry realizoi 31 pikë. Miami më lehtë se ç’pritej mundi Cleveland me rezultatin 121-84. Më efikas ishte Highsmith me 18 pikë.
Milwaukee konsolidon vendin e dytë në Konferencën e Lindjes pas fitores ndaj Oklahomas me rezultatin 118-93. Antetokounmpo 30 pikë e 19 kërcime ishte figura qëndrore këtë takim. Clippers zhgënjeu para tifozëve vendas duke humbë nga Philadelphia, me rezultatin 107-121. Më efikas ishin Harris e Maxey, me nga 24 pikë.
Rezultatet e sotme:
Detroit – Nju Orleans, 101-114
Clippers – Philadelphia, 107-121
Miami – Cleveland, 121-84
Minnesota – Golden State, 114-110
Milwaukee – Oklahoma, 118-93
Lakers – Indiana, 150-145