NBA: Portland surpriza e kampionatit të basketbollit amerikan

Humbasin Utah Jazz, Boston , Denver dhe Brooklyn

Gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogu I tetë ndeshjeve të zhvilluara në mëngjesin e sotë në kampionatin amerikabn të basketbollit NBA.

Befasia më e madhe e kampionatit të ri në NBA, Portland me fitoren kundër Denver me rezultatin 135-110 ka rregjistruar fitoren e katërt sezonale. Më efikas ishte Lillard me 29 pikë, mbështetur edhe nga Simons me 29 pikë. Portlan me katër fitore dhe Milwaukee me dy fitore nga dy ndeshje të zhvilluara janë dy ekipet evetme që nuk ka kanë shijuar humbjen në kampiponatin e ri 2022/2023

Çikago ka shënuar fitore në përballjen me Boston me rezultatin 120-102. Më efikas ishin DeRozan me 25 pikë e Dosunmu me 22 tek Çikago, ndërsa më efikas te Boston ishte Tatum me 26 pikë.

Houston para tifozëve evndas shënoi fitore të rëndësishme kundër Utah Jazz me rezultatin 114-108 . Më efikas ishte (Porter 26 pikë e 10 kërcime. Memphis fitoi ndaj Brooklyn me rezultat 134-124. Më efikas ishin Morant dhe Bane me nga 38 pikë. Ekipi i Philadelphia mundi Indianën me rezultatin bindës 120-106 ku shkëlqeu Hartden I cili realizoi 29 pikë. Fitore ka shënuar edhe Toronto në transfertë mundi Miamin me rezultatin 98-90. Më efikas ishte VanVleet 24 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Indiana, 120-106

Miami – Toronto, 90-98

Nju York – Orlando, 115-102

Chicago – Boston, 120-102

Houston – Utah Jazz, 114-108

Memphis – Brooklyn, 134-124

Minnesota – San Antonio, 106-115

Portland – Denver, 135-110

Gazetar Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share