NBA: Philadelphia, Denver dhe Phoenix në gjysmëfinale

Minnesota Timberwolves guard Mike Conley passes the ball as Denver Nuggets guard Jamal Murray defends during the first half of Game 5 of an NBA basketball first-round playoff series Tuesday, April 25, 2023, in Denver. (AP Photo/David Zalubowski)

Faza e çerekfinaleve të play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, deri më tani ka mësuar vetëm tre skuadrat gjysmëfinaliste Philadelphia, Denver dhe Phoenix . Derisa skuara e Philadelphia ishte superior në përballjen me Brooklyn, duke e mundur 4 me 0 në fitore, dy skuadrat tjera Denver dhe Phoenix kualifikim në gjysmëfinale siguruan pas ndeshjeve të pesta.

Denver suiguroi gjysmëfinalen e play off në Konferencën e Perëndimit pas fitores së katërt ndaj Minnesota 112-109, duke fituar 4-1 serinë e takimeve çerekfinale. Për Denver u dallua Jamal Murray me 35 pikë, mbështetur nga Nikola Jokiq me një “triple double” me 28 pikë, 17 kërcime e 12 asist.

Kundërshtari i Denver në gjysmëfinale do të jetë Phoenix, që sot mposhti Clippersin me rezultat 136-130 dhe fitoi po 4-1 serinë e takimeve mes tyre.

Në Lindje, ngec skuadra e Boston, që u mund Atrlantan 119-117 dhe mban hapur garën për një vend në gjysmëfinale. Boston që pavarësisht humbjes udhëheq 3-2 serinë e takimeve.

Play off-Çerekfinale Konf.Lindje

Philadelphia – Brooklyn, (4-0)

Boston – Atlanta, 117-119 (3-2)

Cleveland – New York, (1-3)

Milwaukee – Miami, (1-3)

Play off-Çerekfinale Konf.Perëndim

Sacramento – Golden State, (2-2)

Memphis – Lakers, (1-3)

Phoenix – Clippers, 136-130 (4-1)

Denver – Minnesota, 112-109 (4-1)

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share