NBA: Oklahoma serish kryeson Konferencën e Perëndimit

Tre fitore të skuadrave  vendase dhe  9-të e atyre mysafire është epilogu i 12-të ndeshjeve  të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

Oklahoma  pas  fitores së sotme kundë Nju Jorkut në transfertë me rezultatin e ngusht 113-112 sërisht  merr kryesimin në renditjen e tabelës. Jalen Williams me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Brunson për nju-jorkezët.

Denver fitoi 130-101 ndaj Cleveland dhe zbret në vendin e dytë, ndeshje ku u dallua Nikola Jokiq me një “triple double” me 26 pikë, 18 kërcime e 16 asist. Jashtë fushe fiton ekipi i Lakers, që mundi Brooklyn  me rezultat 116-104. LeBron James realizoi 40 pikë për kalifornianët, mbështetur nga Davis me 24 pikë e 14 kërcime.

Fiton edhe Golden State, që falë 33 pikëve të Stephen Curry mundi 117-113 San Antonio, ndërsa Dallas mposhti 125-1097 Houston. Luka Doncic në një mbrëmje fantastike, duke realizuar 47 pikë. Miami, falë 27 pikëve të Rozier mundi 119-107 Washington, ndërsa Clippers fituan 130-118 ndaj Charlotte (George 41 pikë).

Rezultatet e sotme:

Orlando – Memphis, 118-88

Atlanta – Milwaukee, 113-122

Denver – Cleveland, 130-101

Brooklyn – Lakers, 104-116

Charlotte – Clippers, 118-130

Toronto – Philadelphia, 120-135

Washington – Miami, 107-119

Houston – Dallas, 107-125

Minnesota – Chicago, 101-109

New York – Oklahoma, 112-113

San Antonio – Golden State, 113-117

Sacramento – Utah Jazz, 127-106

Lexo gjithashtu
Total
0
Share