Katër fitore të ekipeve vendase dhe po aq të atyre mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku kryeson Oklahoma.
Lideri në renditjen e tabelës në Perëndim mundi Orlandon me rezultatin 112-100. Më efikas te skuadra fituese ishte Shai Gilgeous-Alexander i cili realizoi 37 pikë, 6 kërcime e 7 asiste.
Fitore të sigurtë ka shënuar Milwaukee në përballjen me Golden State Warriors duke e mundur me rezultatin 129-118. Më efikase te skuadra vendase si gjithmon ishte greku Giannis Antetokounmpo me 33 pikë, 9 kërcime e 6 asiste
Perëndimin e kryeson Oklahoma me 27 fitore e 11 humbje e ndjekur nga Minnesota që gjithashtu ka 27 fitore e 11 disfata dhe në pozitën e tretë është Denver me 27 fitore e 13 humbje
Rezultatet e sotme:
Utah Jazz – Los Angeles Lakers 132-125
Dallas – Nju Orleans 108-118
San Antonio – Chicago 116-122
Memphis –Nju York 94-106
Milwaukee – Golden State Warriors 129-118
Oklahoma City – Orlando 112-100
Atlanta – Washington 99-127
Boston – Houston 145-113