NBA: Oklahoma merr kryesimin në Perëndim, triumfojnë edhe Milwaukee

Dy  fitore të ekipeve nikoqire dhe  shtatë të atyre është epilogu i nëntë ndeshjeve të zhvilluara  sot në kampionatin amerikan NBA

Fitorja e dytë radhazi për Lakers në NBA, që me ekipet e forta tregon dhëmbët, duke mposhtur 120-109 Minnesota. James realizoi 29 pikë e Davis 27 pikë e 25 kërcime , një dyshe që bëri diferencën në fushë. Të gjithë titullarët e Lakers realizuan mbi 13 pikë, ndërkohë që humbja zbret Minnesota në vendin e tretë në Perëndim.

Fiton ekipi i Milwaukee, që mundi Clippers me  rezultatin 124-117, duke u ngjitur në vendin e dytë në Lindje. Më efikas  në këtë ndeshje  ishin Lillard me 35 pikë e Antetokounmpo me 34 pikë . Zhgënjen Miami, që në fushën e tij u mund  nga  Washingtoni me rezultatin 110-108 , Kuzma me 32 pikë ishte më miri në këtë përballje.

Oklahoma me  fitoren  kundër Memfis me rezultat 124-93,  është ngjitur në pozitën e parë në Perëndim. Vendimtar stoli i skuadrës së Oklahomës, që realizoi 58 pikë në këtë ndeshje. Fiton edhe Brooklyn, që mundi 120-101 Cleveland, me Cam Thomas protagonist, autor i 29 pikëve.

Rezultatet e sotme

Clippers – Milwaukee, 117-124

Sacramento – Houston, 104-112

Orlando – Indiana, 97-111

Miami – Washington, 108-110

Atlanta – Nju Orleans, 103-116

Oklahoma – Memphis, 124-93

Cleveland – Brooklyn, 101-120

Nju York – Philadelphia, 73-79

Lakers – Minnesota, 120-109

Lexo gjithashtu
Total
0
Share