NBA: Oklahoma e Minnesota kryesojnë Perëndimin, Boston e vetmuar kryeson Lindjen

Vazhdon kampionati amerikan I basketbollit NBA sipas itenerarit të paraparë. Sot janë zhvilluar 10-të ndeshje prej të cilave vendasit kanë dal fitues pesë takime aq sa kanë fituar edhe skuadrat mysafire. Oklahoma dhe Minnesota vazhdojnë kryesimin ne Konferencën e Perëndimit me nga 39 fitore e 17 disfata, të ndjekur nga Los Angeles Lakers që ka 37 fitore e 18 humbje, ndërsa në Lindje Boston nuk ka konkurrencë të denjë pasi kryeson e vetmuar me 44 fitore e 12 disfata e ndjekur nga Cleveland me 36 fitore e 19 disfata dhe Milwaukee që ka 36 fitore e 21 humbje.

Nga ndeshjet e sotme vlen të veçohet përballja Portland – Denver, që përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultatin 127- 112, ku shkëlqyen Michael Porter që realizoi 34 pikë, 12 kërcime e 1 asist, si dhe Nikolla Jokiq Icili realizoi “triple-double” me 29 pikë, 15 kërcime e 14 asiste. Për Nikolla Jokiq ishte ky “tripl-dubl” I 138 me çka barazoi rekordin me LeBron James

Rezultate e sotme:

Atlanta – Toronto 121-123

Philadelphia 76ers – Cleveland 104-97

Houston – Phoenix 114-110

Memphis – Los Angeles Clippers 95-101

Nju Orleans – Miami 95-106

Oklahoma City – Washington 147-106

Golden State Warriors – Charlotte 97 -84

Minnesota – Milwaukee 107-112

Portland – Denver 112-127

Los Angeles Lakers – San Antonio 123-118

Lexo gjithashtu
Total
0
Share