NBA: Nisi faza e çerekfinales së play off-it

Në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ka filluar faza e play off-it me ndeshjet e para në të dyja Konferencat.

Në Konferencën Lindje, skuadra e Boston fitoi ndaj Atlantas me rezultat 112-99. Më efikas te skuadra vendase ishte Brown me 29 pikë, Tatum me 25 e White me 24 pikë.

Fitore të sigurtë në ndeshjen e pare ka shënuar edhe Philadelphia, në përballjen me Brooklyn me rezultat 121-101 . Më efikas ishin Joel Embiid me 26 pikë e James Harden me 23 , ndërsa te Brooklyn, më efikas ishte Bridges me 30 pikë. Fitore ka shënuar edhe Nju Jorku në përballjen me Cleveland me rezultat 101-97. Brunson me 27 pikë ishte më efikasi në ndeshje.

Në Konferencën Perëndim, Sacramento mundi kampionin në fuqi ekipin Golden State Warriors me rezultatin 126-123 . Te vendasit u dallua De’Aron Fox, autor i 38 pikëve , ndërsa pë Warriors Curry realizoi 30 pikë.

Rezulatte e para të çerekfinale në Lindje:

Philadelphia – Brooklyn, 121-101 (1-0)

Boston – Atlanta, 112-99 (1-0)

Cleveland – Nju Jork, 97-101 (0-1)

Milwaukee – Miami

Rezulatte e para të çerekfinale në Perendim:

Sacramento – Golden State, 126-123 (1-0)

Memphis – Lakers

Phoenix – Clippers

Denver – Minnesota

 

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share