NBA Minnesota merrë kryesimin në Perëndim, Milwaukee mbanë “leksion” Clippers-it

Katër fitore të ekipeve  nikoqiore  dhe vetëm  dy të atyre  mysafire është epilogu i gjashtë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

Minnesota pas fitores  kundëPortland me rezultatin  119-114, ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Më efikas te vendasit ishte  Gobert me 25 e 16 kërcime, ndërsa  5 lojtar tjerë shënuan mbi 10 pikë

Fitore të rëndësishme ka sjhënuar Lakers  në përballjen me Oklahomën  me rezultatin 116-104,. Russell me 26 pikë, e Davis me 24 pikë e 12 kërcime ishin më të mirët për Lakers.

Fitore ka shënuar edhe  Milwaukee,  në takimin  e vështirë ndaj Clippers që e mposhti  me rezultat 113-106. Me kët fitore Milwaukee ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Lillard me 41 pikë ishte më i miri në në këtë ndeshje . Ndërsa te Clippers më efikas ishin George e Harden me nga 29 pikë.

Rezultatet e sotme:

 

NBA Brooklyn – Memphis, 102-106

Milwaukee – Clippers, 113-106

Minnesota – Portland, 119-114

Utah Jazz – Washington, 127-115

Sacramento – Chicago, 109-113

Lakers – Oklahoma, 116-104
Lexo gjithashtu
Total
0
Share