NBA: Milwaukee siguron kreun e renditjes në Lindje

Pesë fitore të skuadrave vendase dhe tri të atyre mysafire është epilogu i tetëndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

Skuadra e Milwaukee me fitoren kundër Çkagos me rezultatin 105-92 siguron matematikisht kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes në sezonin e rregullt. Jo vetëm kaq, por Bucks janë ekipi më rekordin më të mirë në NBA këtë sezon dhe do të kenë faktorin fushë në favor në fazën play off. Më efikas ishin Portis e Lopez 53 pikë së bashku.

Pas katër fitoresh ndalet ekipi i Lakers, që u mund Clippers-in në derbin e Los Anxhelos me rezultat 125-118 . LeBron James realizoi 33 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Clippers u dalluan Powell me 27 pikë e Leonard me 25. Fiton edhe Njuw York ndaj Indianas me rezultat 138-129 . Më efikas ishin , Quickley me 39pikë dhe Grimes me 36 .

Fitore shprese arrin Dallas, që mundi 123-119 Sacramento, duke qenë ende në garë për fazën “play in”. Për teksanët u dalluan Irving me 31 pikë e Donçiq me 29. Nuk zhgënjen Boston, që mundi Toronton 97-93. Më efikas ishte Brogdon 29 pikë, ndërsa New Orleans mundi Memphis 131-128 pas kohës shtesë .Jones 35 pikë ishte më efikas në ndeshje.

Rezultatet e sotme:

Detroit – Brooklyn, 108-123

Indiana – Nju York, 129-138

Atlanta – Washington, 134-116

Boston – Toronto, 97-93

Milwaukee – Chicago, 105-92

Nju Orleans – Memphis, 128-131

Dallas – Sacramento, 123-119

Clippers – Lakers, 125-118

 

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share