NBA: Milwaukee shënon fitore në derbin me Boston

Katër fitore  e ekipeve vendase dhe  një e  atyre mysafire është epilogu I pesë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

Milwaukee mundi Bostonin me rezultat 131-125  në ndeshjen derbi mes dy skuadrave kryesuese të Konferencës së Lindjes. Më efikas ishte Jrue Holiday me 40 pikë e Giannis Antetokounmpo me 36 pikë e 13 kërcime për Bucks, ndërsa White-Brogdon me 53 pikë ishte më efikas te Boston.

Pavarësisht humbjes, skuadra e Boston ruan përkohësisht kreun në Lindje. Fiton edhe ekipi i Toronto që mundi  Orlando me  rezultat 123-113.  Poeltl ishte më  efikas me 30 pikë. Golden State u mund nga  Clippers me rezultat 124-134. Kawhi Leonard bëri diferencën në fushë, duke realizuar 33 pikë. Për Warriors, ai që u dallua ishte Jordan Poole me 28 pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Skuadra e Phoenix mposhti Sacramenton me  rezultat 120-109. Më efikas ishin  Devin Booker me 32 pikë e Deandre Ayton me 29 pikë e 11 kercime . Ekipi i Washington arrin një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundur Portland me shifrat 126-101. Për miqtë u dallua, Kuzma me 32 pikë e Porgingis me 28.

Rezultatet e sotme

Milwaukee – Boston, 131-125

Toronto – Orlando, 123-113

Phoenix – Sacramento, 120-109

Clippers – Golden State, 134-124

Portland – Washington, 101-126

 

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share