Katër fitore e ekipeve vendase dhe një e atyre mysafire është epilogu I pesë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Milwaukee mundi Bostonin me rezultat 131-125 në ndeshjen derbi mes dy skuadrave kryesuese të Konferencës së Lindjes. Më efikas ishte Jrue Holiday me 40 pikë e Giannis Antetokounmpo me 36 pikë e 13 kërcime për Bucks, ndërsa White-Brogdon me 53 pikë ishte më efikas te Boston.
Pavarësisht humbjes, skuadra e Boston ruan përkohësisht kreun në Lindje. Fiton edhe ekipi i Toronto që mundi Orlando me rezultat 123-113. Poeltl ishte më efikas me 30 pikë. Golden State u mund nga Clippers me rezultat 124-134. Kawhi Leonard bëri diferencën në fushë, duke realizuar 33 pikë. Për Warriors, ai që u dallua ishte Jordan Poole me 28 pikë.
Skuadra e Phoenix mposhti Sacramenton me rezultat 120-109. Më efikas ishin Devin Booker me 32 pikë e Deandre Ayton me 29 pikë e 11 kercime . Ekipi i Washington arrin një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundur Portland me shifrat 126-101. Për miqtë u dallua, Kuzma me 32 pikë e Porgingis me 28.
Rezultatet e sotme
Milwaukee – Boston, 131-125
Toronto – Orlando, 123-113
Phoenix – Sacramento, 120-109
Clippers – Golden State, 134-124
Portland – Washington, 101-126
Shaban Sinani /KlanMacedonia/