NBA: Milwaukee kryeson në Lindje me pikë maksimale

Pesë fitore të skuadrave vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogu i shtatë ndeshjeve të zhvilluara në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të baketbollit NBA.

Milwaukee ishte më e mire se Detroit pë dy pike pasi fitoi me rezultat të ngusht 110-108. Giannis Antetokounmpo si gjithmon edhe kësaj radeh ishte më efikas duke realizuar 31 pikë, 7 kërcime e 2 asiste. Për Milwaukee ishte kjo fitorja e gjashtë sezonale nga gjashtë ndeshje të zhvilluara

Fitore të ngusht ka shënuar ekipi Los Angeles Clippers në përballjen me Houston Rockets me rezultatin 95-93. Më efikas te vendasit ishte George me 35 pikë, 9 kërcime dhe 8 asiste, ndërsa te Hoston më efikas ishte Martin Jr me 23 pikë 6 kërcime e 1 asist

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fitore të suigurtë ka shënuar Utah Jazz kundër Memfisit me rezultatin 121-105. Më efikas te vendasit ishte Markkanen me 31 pikë. 11 kërcime e 2 asiste, ndërsa më efikas në ndeshje ishte Morant me 37 pikë të realizuara, 5 kërcime dhe 4 asiste.

Toronto para tifozëve vendas shënoi fitore ndaj Atlantas 139 -109. Paskal Siakam me 31 pikë, 12 kërcime e 6 asiste ishte lojtari më mirë i ndeshjes. Brooklyn mundi Indianan 116 – 109. Më efikas ishte Kevin Durant me 36 , 9 kërcime e 7 asiste. Në transfertë fitore ka shënuar – Philadelphia, kundër Washingtonit me rezultat 111-118 dhe Sakramento kundër Charlotte 108-15

Konferencën Lindje e kryeson Milwaukee me 6 fitore e ndjekur nga Clevland me 5 fitore e 1 humbje.

Rezultatet e sotme në NBA

Charlotte – Sacramento Kings 108-115

Washington – Philadelphia 76ers 111- 118

Brooklyn – Indiana Pacers 116 – 109

Toronto – Atlanta 139 – 109

Milwaukee – Detroit 110 – 108

Utah Jazz – Memphis Grizzlies 121 – 105

Los Angeles Clippers – Houston Rockets 95-93

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share