Dy fitore të ekipeve vendase dhe tre të atyre mysafire është epilogu e pesë përballjeve të zhvilluara sot në kampoionatin amerikan të basketbollit NBA.
Milwaukee zhgënjeu para tifozëve vendas duke pësuar nga Indiana me rezultat 139-123. Përkundër humbjes Milwaukee vazhdon kryesimin në Lindje ndërsa ka siguruar edhe kualifikim në play off
Fitore të rëndësishme arriti ekipi i Denver në transfertë ndaj Detroit me rezultat , 119-100, duke u bërë ekipi i dytë që ka siguruar matematikisht fazën play off. Nikola Jokiq ishte më efikasi me 30 pikë dhe 10 kërcime . Sacramento, mundi Brooklyn me rezultat 101-96 . Sabonis ishte më miri me 24 pikë e 21 kërcime.
Fiton edhe ekipi i Phoenix, që mundi Orlandon 116-113. Brooker realizoi 19 pikë,. Toronto mposhti Oklahoman 128-111. Diferencën për ekipin kanadez e bënë Siakam me 25 pikë e Trent me 23 pikë.
Rezultatet e sotme
Detroit – Denver, 100-119
Brooklyn – Sacramento, 96-101
Toronto – Oklahoma, 128-111
Milwaukee – Indiana, 123-139
Phoenix – Orlando, 116-113
Shaban Sinani /KlanMacedonia/